Kurti premton që do heqë taksën në të ardhura për personat që kanë rrogën deri në 300 euro - Bota Sot
Kurti premton që do heqë taksën në të ardhura për personat që kanë rrogën deri në 300 euro

Aktuale

Kurti premton që do heqë taksën në të ardhura për personat që kanë rrogën deri në 300 euro

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:43
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Tuitter ka premtuar se do të heqë taksën personale në të ardhura për ata persona që kanë të ardhura deri në 300 euro në muaj.

“Në një ekonomi ku 18% e popullatës jeton në varfëri të skajshme, askush nuk duhet që të paguajë taksë në të ardhura për mbijetesë, andaj unë do të përjashtoj nga taksa personale mbi të ardhura ata që kanë rrogë përfundi 300 euro në muaj”, ka thënë Kurti.

Kurti këtë premtim e ka bërë gjatë shpalosjes së programit së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky program do të transformojë Kosovën duke ulur shpenzimet e tepërta qeveritare, lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe do të prezantojë një epokë të re në sundimin e ligjit, barazisë dhe drejtësisë”, ka thënë tutje ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...