Rakiç ankohet se Prishtina i ka përcaktuar buxhet të pamjaftueshëm Mitrovicës së Veriut

Aktuale

Rakiç ankohet se Prishtina i ka përcaktuar buxhet të pamjaftueshëm Mitrovicës së Veriut

Nga: Fatmir Beka Më: 19 shtator 2019 Në ora: 20:51
Goran Rakiç

Mjetet që Prishtina i ka përcaktuar janë të kufizuara me buxhet dhe janë të pamjaftueshëm për nevojat e qytetit ka deklaruar kryetari i Mitrovicës Veri Goran Rakiç në diskutimin publik për buxhetin e vitit 2020, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai iu ka premtuar qytetarëve se komuna do të përpiqet që të siguroj mjete shtesë përmes ministrive tjera ka njoftuar “kosovaonline”.

Ministria e financave për komunën e Mitrovicës Veri në vitin 2020 ka ndarë 6,2 milionë euro.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Çështje Sociale në administratën komunale Vladimir Jakshiç ka prezantuar buxhetin e propozuar për vitin që vjen me theks të veçantë në investimet kapitale që kapin vlerën rreth 2 milionë euro.

Ai ka nënvizuar se mjetet e ndara nuk janë konform ndryshim dhe ndarjes në vlerën e përcaktuar.

Për Infrastrukturën Publike janë përcaktuar vetëm diçka më shumë se 700 mijë euro, për Arsim 738 mijë dhe Shëndetësi 527 mijë euro.

Të gjitha propozimet e qytetarëve janë vlerësuar si të nevojshme dhe dobishme dhe janë miratuar me votim.

Debati publik i mbajtur sot u zhvillua në prani të ministres së Administratës Publike Adriana Hoxhiq dhe nënkryetarit të Listes Serbe Igor Simiç , përfaqësuesit e administratës komunale, organizata ndërkombëtare, këshilltarë dhe qytetarë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat