Musliu: Korrupsionit i kemi fryer të gjithë ngapak, por PDK do ta luftojë këtë dukuri

Aktuale

Musliu: Korrupsionit i kemi fryer të gjithë ngapak, por PDK do ta luftojë këtë dukuri

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:12
Ganimete Musliu

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë se kjo parti i ka dalë në ballë korrupsionit, kësaj dukurie negative në shoqërinë kosovare.

Musliu ka thënë se PDK e ka dëshmuar që si parti nuk mbyllet në zyre, por shfaqet në teren për t’i dëgjuar problemet e qytetarëve.

“Brenga më e madhe e qytetarëve është korrupsioni dhe PDK i ka dalë përpballë kësaj dukurie negative dhe Kadri Veseli si kryeministër do ta luftojë këtë dukuri që është bërë kancer i kësaj shoqërie e cila po humbë shpresën e të rinjëve”, ka thënë ajo në Debat Plus.

Tutje, Musliu ka thënë se korrupsionit i kanë ‘fryer’ të gjithë ngapak.

“Të gjithë ngapak i kemi fryer kësaj dukurie, nësë nuk do të kishte korrupsion ne nuk do t’i kishim dalë ballë. Të gjithë ngapak kemi hise”, ka thënë Musliu.

Ndër të tjera Musliu u shpreh se të gjithë duhet të bëhemi bashkë për ta luftuar këtë dukuri negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat