Kosova mund të heqë taksën nëse bie në dakordim me Amerikën, kurse Serbia ta njohë Kosovën

Aktuale

Kosova mund të heqë taksën nëse bie në dakordim me Amerikën, kurse Serbia ta njohë Kosovën

Nga: M.H Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Vënia e taksës dhe mos vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që vizitat e shteteve perëndimore të jenë më të shpeshta kështu duke u vizituar nga Italia, Franca dhe së fundi nga Amerika.

Ardhja e senatorëve ka pasur temë kryesore, taksa e vënë për shtetin e Serbisë dhe një mënyrë për të zhvilluar një dialog sa më të shpejtë dhe të vendoset diçka në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.

Analisti politik, Rexhep Shahu, në lidhje me këto vizita ka veçuar vizitën e senatorit amerikan duke thënë që është në interesin e Kosovës të ketë vëmendjen e Amerikës pasiqë Kosova është shtet falë amerikanëve.

Image
Rexhep Shahu

“Shqiptarët nuk mund të jenë aq kokëfortë dhe arrogant sa të prishen me amerikanët pasi Kosova është sot shtet falë amerikanëve. Qeveria e re e Kosovës mund të jetë elastike, mund ta heqë taksën me kushte dhe përkohësisht. Natyrisht duke besuar se vëmendja amerikane ndaj Kosovës nuk mund të zbehet.

Mund të hiqet taksa në dakordim me amerikanët dhe të zhvillohet dialogu pa kushte derisa Serbia ta njohë Kosovën. Është shumë pozitive dhe e rëndësishme që ka interes amerikan në këtë mes, që ka vëmendje amerikane”, përfundoi, Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat