Veseli: Byroja Kundër Korrupsionit do të jetë tmerr për të korruptuarit

Aktuale

Veseli: Byroja Kundër Korrupsionit do të jetë tmerr për të korruptuarit

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:28
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se i ka hyrë përnjëmend që ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Jam i vetmi që merrem direkt me brengat e qytetarëve. Jam i vetmi që nuk akuzoj por veproj. I kam dalë përballë sfidës kundër korrupsionit me veprime konkrete. Kam filluar nga partia atë për ta ndalur atë si fenomen. Jam i vetmi që marrë vendime drejtpërdrejt dhe konkrete për perspektivën e rinisë. Jam i vetmi që mund të ruaj kontinuitet. Partneriteti me BE dhe SHBA i duhet Kosovës sa më 1998-99”, ka thënë Veseli.

“Të gjitha partitë kanë qenë ose janë në pushtet. E vetmja PDK dhe unë, nuk po e akuzoj askënd. Po i thërras: Ejani bëhemi bashkë për një Kosovë më të mirë. T’i japim perspektivë punësimit të të rinjve”.

“Jam i vendosur dhe do t’i shkojë deri në fund sepse është rruga e vetme e drejtë. Ka skepticizma e di. Veprimet që i kam bërë i kam bërë pa e ditur se do të shkojmë në zgjedhje. Kur kam filluar pas 17 vitesh largimin e uzurpatorëve që në konferencën e parë ka pasë skeptcizima. Për 90 ditë janë larguar të gjithë uzurpatorët nga pronat publike”.

“Mesazhi është:  Kur e shohin njerëzit që kemi vendosmëri. Plani kundër korrupsionit. Byroja anti korrupsionit do të jetë tmerr-anth për njerëzit e korruptuar. Konfiskimi i pasurisë, ligji kundër nepotizmit”.

“Duhen ushtarë për të arritur këto suksese. Ushtarët janë gjyqësori dhe policia. Kam folur direkt dhe dikush nuk guxon as t’i përmend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat