Kurti takohet me ambasadorin gjerman, ja çka biseduan

Aktuale

Kurti takohet me ambasadorin gjerman, ja çka biseduan

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:31
Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Kurti dhe Heldt kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, njofton LVV.

“Bashkë me ambasadorin ndamë mendimin që qytetarët e Kosovës e meritojnë të kenë një proces të rregullt zgjedhor, demokratik e të lirë, me transparencën e nevojshme dhe me një fushatë zgjedhore të ndershme. Mbi zhvillimet e fundit politike, Kryetari Kurti i prezantoi ambasadorit Heldt prioritetet e VETËVENDOSJE!-s me theks në sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe zhvillimin ekonomik që gjeneron vende pune”, thuhet në njoftimin në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat