Konjufca: Këto janë dy problemet ku duhet të ndërhyjë shteti

Aktuale

Konjufca: Këto janë dy problemet ku duhet të ndërhyjë shteti

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:43
Glauk Konjufca

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për problemet që ka vendi dhe duhet të ndërhyjë shteti.

“Haraçi dhe konkurrenca janë dy problemet kur duhet të ndërhyjë shteti”, ka thënë Konjufca.

“Kjo i bjen që biznesi është shumë i rënduar dhe ka barrë të madhe pasi evazioni fiskal në Kosovë është klientelist. Kjo do të thotë se në vend se mi pagu 400 mijë euro buxhetit të shtetit, një biznis i jep 100 mijë euro një politikani dhe je në rregull”.

Tutje Konjufca ka marrë një shembull për këtë rast që ka ndodhur në realitet ku ka përmendur të akuzuarin Rrahim Hashimi.

“Kur i merr Hashim Rrahimi 50 mijë euro ai nuk ka nevojë të i numëroë sepse e di saktë shumën për shkak se ka punuar shumë me këso duqa. Ai i dërgon ato para shefit të tij”, ka theksuar ai në emisionin Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat