Veseli: SHBA-të kurrë s’e kanë hapur opsionin e ndarjes së Kosovës

Aktuale

Veseli: SHBA-të kurrë s’e kanë hapur opsionin e ndarjes së Kosovës

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 23:08
Kadri Veseli

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë përmendur asnjëherë opsionin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Demarkacioni e ka rrëzuar një kryeministër. E ka rrëzuar kryetarin e vet për me dalë tash kandidate për kryeministre”.

“Te dialogu aq kanë spekuluar, aq kanë dëmtuar edhe në raport me SHBA-të që është e pandershme sepse SHBA-të kurrë nuk e kanë hapur opsionin e ndarjes së Kosovës, shkëmbimit të territoreve”.

Ai ka thënë se është i vetmi lider që e ka paraqitur qëndrimin për dialogun që një kohë të gjatë.

“Unë jam i vetmi lider prej krejt partive politike, që më shumë se një vit e pesë muaj, e kam paraqitur dokumentin për qëndrimin tim dhe të PDK-së për dialogun”.

“Më kanë koketuar duke menduar që po luajnë me poullin. Askush nuk do të mund të luajë me popullin sepse ne kemi mandat vetëm për diçka, e kemi mandatin shumë të kufizuar. Unë jam ajo që është Kushtetuta”.

Ai ka thënë se nuk ka frikë të ulet në një tavolinë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Nuk frikësohem të shkoj të ulem me Serbinë dhe Aleksandar Vuçiqin. Kam një milionë argumente dhe opsione më shumë se ai. Pse me na vendosë kështu në qoshe?. Unë nuk ia bëj kurrë qejfin Aleksandar Vuçiqit”.

Veseli nuk ka dashur të komentojë nëse do të zgjedhte mes Asociacionit Plus apo korrigjimit të kufirit – nëse janë dy opsione të mundshme dhe të vetmet në tavolinën e dialogut.

“Pse me vendosë Kosovën në opsionin më të zi? Nuk ka me pasë Republika Srpska, ndërsa Mitrovicën nuk ka me mundë askush me përmend – kot takohen anash, majtas dhe djathtas”.

“Kosova është ajo që e shpallëm më 17 shkurt. Me Serbinë do të bisedojmë, ditën sapo ta marrë betimin do të ulem me partnerët e mi amerikanë dhe europianë dhe do ta qartësoj qëndrimin”. “Do të ulem me [Aleksandar] Vuçiqin, edhe pse malli nuk më merr kurrë me e pa, por për arsye se unë e përfaqësoj popullin tim – e di saktë qëllimin pse shkoj atje që është ulësja në OKB”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat