“Qytetarët përkrahin listën fituese të qeverisë Kurtit”

Aktuale

“Qytetarët përkrahin listën fituese të qeverisë Kurtit”

Nga: D.RR Më: 20 shtator 2019 Në ora: 10:28
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një komunikate për media ka thënë se qytetarët po e përkrahin listën fituese të qeverisë Kurti.

Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten e listës tonë të përbashkët, Mimoza Kusari-Lilën, dhe me kandidatin tjetër Taulant Kryeziun ishin të pranishëm në takim me qytetarë organizuar në Hotel Sirius, në Prishtinë, nga pjesëtarë të Alternativës.

Postimi i plotë:

Qytetarët përkrahin listën fituese të qeverisë Kurtit

Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten e listës tonë të përbashkët, Mimoza Kusari-Lilën, dhe me kandidatin tjetër Taulant Kryeziun ishin të pranishëm në takim me qytetarë organizuar në Hotel Sirius, në Prishtinë, nga pjestarë të Alternativës.

Në fjalën e saj, kandidatja Kusari tha se ajo që e bashkon me Lëvizjen është përpjekje esenciale për kthesën që duhet ta ketë Kosova në zgjedhjet e 6 tetorit. “Ne po përpiqemi në vazhdimësi për të treguar se Kosova ka mundësi të jetë një histori suksesi dhe kjo histori suksese do të fillojë me fitoren dhe qeverinë Kurti”, tha në mbyllje Kusari.

Për Taulant Kryeziun domosdoshmëria e qeverisjes Kurti shpërfaqet edhe nga raportet e të gjitha organizatave ndërkombëtarë e partnerëve tanë strategjikë ku thuhet se Kosova është një shtet i kapur dhe me shoqëri të politizuar skajshmërisht. “çkapja e shtetit dhe e shoqërisë tonë vjen me qeverinë Kurti pasi kryeministri i ardhshëm nuk është as i kapur as i dirigjuar prej të tjerëve”, e mbylli fjalën e tij Kryeziu.

Në fjalën e tij Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti theksoi nga alternativa qeverisëse rëndësinë e lidhjes së ekonomisë me arsimin, shtesat për fëmijët, sigurimin shëndetësor, pesë fishimin e inspektorëve të punës. “Ne angazhohemi që shteti ynë përherë të parë prej se është shpallur i pavarur të jetë edhe shtet social. Në duam që shteti ynë ta ketë karakterin universal dhe solidar që do të thotë që të gjithë do të paguajnë për të mirën e përgjithshme, por që do të thotë se në të njëjtën kohë do të ndihmojmë dhe t’u shërbejmë më së shumti dhe më së pari atyre që kanë edhe nevojat më të mëdha”, tha Kurti.

Një shtet i hapur për qytetarët, përkujdesës për rininë, gratë e punëtorët dhe i palëkundur përballë krimit do të jetë shteti i qeverisë Kurti dhe shteti që meriton Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat