Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet në Kosovë: Nuk na intereson rezultati, por procesi - Bota Sot
Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet në Kosovë: Nuk na intereson rezultati, por procesi

Aktuale

Misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet në Kosovë: Nuk na intereson rezultati, por procesi

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:37
Pamje nga konferenca

Zyra e BE-së në Kosovë është shprehur e gatshme përmes ekipit vëzhgues të monitorojë zgjedhjet nacionale të 6 tetorit në Kosovë dhe kanë kërkuar që gjithë procesi zgjedhor të shkojë në mënyrë të rregullt.

Përmes një konference për media, zyrtarë të ekipit vëzhgues dhanë detaje për misionin e tyre dhe u shprehen se me anë të pranisë së tyre në tërë procesin zgjedhor, shpresojnë që largohen parregullsitë e mundshme.

Shefja e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjeve në Kosovë, Viola Von Cramon Taubadel deklaroi se ata janë duke i kushtuar rëndësi të jashtëzakonshme këtyre zgjedhjeve për të dhënë vlerësime të paanshme në tërësi.

“Misioni ynë në përbërje të plotë do të vëzhgojë procesin, kjo reflekton zotimin e BE-së në Kosovë. Të gjithë vëzhguesit tanë respektojnë kodin e sjelljes që nënkupton se ne jemi të paanshëm dhe nuk ndërhyjmë në zgjedhje, ne nuk jemi të interesuar për rezultatin. Shpresojmë që prania jonë të ketë ndikim që të largohen aspektet negative gjatë zgjedhjeve, ne jemi këtu për tu siguruar që procesi kryhet në mënyrë transparente. Misioni ynë përbëhet nga një ekip prej nëntë ekspertëve dhe 18 vëzhgues, presim që të vijnë dhe një delegacion tjetër dhe deri në fund besoj që do të jemi rreth 100 vëzhgues. Ne do të monitorojmë edhe mediat gjatë fushatës. Në ditën e zgjedhjeve ne do të vëzhgojmë gjithë procesin, numërimin, ankesat parashtresat”, tha ajo.

Ajo dha kritika për mos realizimin e disa prej rekomandimeve që BE-ja i ka adresuar qysh në vitin 2017.

Shefja e misioni vëzhgues të BE-së theksoi nevojën që të gjithë votuesit duhet  ushtrojnë në tërësi të drejtën demokratike të tyre për të votuar.

Ajo nuk dha komente për kërcënimet që i ka adresuar Nenad Rashiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...