Deklaratat e Veselit për luftim të korrupsionit, Haradinaj i quan hajgare për fushatë

Aktuale

Deklaratat e Veselit për luftim të korrupsionit, Haradinaj i quan hajgare për fushatë

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:44
Ramsush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka quajtur mashtruese deklaratat kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me luftimin e korrupsionit. Paktin kundër korrupsionit, Haradinaj e ka quajtur hajgare të Kadri Veselit për fushatë.

Këto deklarata, kryeministri në detyrë i ka dhënë derisa u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, në platformën online të Institutit Demokratik të Kosovës.

Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së tij janë bërë ligje që mundësojnë luftën kundër korrupsionit.

Ai është pyetur nga qytetarët pse nuk e nënshkruan paktin kundër korrupsionit, të iniciuar nga ish-partneri i tij qeverisës, dhe ka thënë se deklarata të tilla janë bërë për fushatë.

Haradinaj: Paktet janë hajgare të Kadri Veslit për fushatë

“Ne kemi nënshkruar ligje kundër korrupsion, ne duhet me i zbatu ligjet, këto deklaratat mashtruese para zgjedhjeve nuk janë në karakterin tim, se po më duket që po ulem fort. Kemi ligje, ligjet duhet me i zbatu....Unë kam nënshkruar ligje kundër korrupsionit, ligjet janë ato që na obligojnë paktet janë hajgare të Kadri Veselit për fushatë, nëse duhet me u frikësua ndo kush për korrupsion, duhet me u frikësua PDK-ja ata që po qesin pakte le t’i zbatojnë ligjet”, tha ai.

Qytetarët e kanë pyetur Haradinajn edhe për koalicione të mundshme me partitë e mëdha, ku ka thënë se kusht për marrëveshje koalicioni është taksa deri në njohje.

Haradinaj: Nëse LDK i pranon kriteret e programit tonë qeverisës do të ishte i mundshëm një koalicion me ta

“Nëse LDK i pranon këto kritere, pra e para konceptim ekonomik dhe rreth sektorit privat, po ashtu me elementet e drejtësisë sociale, që tash e kemi obligim me PSD-në, pastaj taksa deri në njohje dhe njohja me Serbinë në kufij ekzistues, pse jo do të ishte i mundshëm një koalicion me ta”, tha Haradinaj.

Ndërsa i pyetur për një koalicion të mundshëm me PDK-në, Haradinaj tha se po të donin  bashkëpunim me ta, do të kishin shkuar bashkë në zgjedhje.

Haradinaj u tha qytetarëve se koalicioni AAK-PSD është zgjidhja më e mirë.

Ndër të tjera, Haradinaj i pyetur se “a do ta kthejë” prokurorin Elez Blakaj në Kosovë, ka thënë se të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë të respektuar.

Haradinaj: Elez Blakajn nuk e kam përzë unë as nuk e kthej unë

“Nuk e kam përzënë unë as nuk e kthej unë të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët do jenë të respektuar dhe të përkrahur polici dhe ushtari kurrë nuk kam ndërhyrë në punën e prokurorëve të atyre që janë në punë, mirëpo politika nuk kthen prokuror , por i kthen ligji e drejta ligjore”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat