Lista e re e barnave esenciale hyn në fuqi nga sot

Aktuale

Lista e re e barnave esenciale hyn në fuqi nga sot

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 12:52
Pamje nga takimi

Është nënshkruar sot Lista e re e barnave esenciale.

Risi në këtë listë, është se janë rreth 100 barna të reja për sektorin e shëndetësisë publike, si dhe gjenden edhe barna për Onkologji dhe sëmundje të rralla.

Nga të pranishmit në këtë ceremoni, Lista e re e barnave është vlerësuar të jetë e një rëndësie të veçantë.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha me këtë rast se për këtë vend dhe për këtë sektor, duhet të punohet më ndershëm dhe pa korrupsion.

Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë theksuan se finalizimi i kësaj liste është arritur pas një pune një vjeçare, për nevoja të qytetarëve për barna cilësore, të sigurta dhe falas.

Ministri në detyrë në Ministri të Shëndetësisë, Uran Ismaili theksoi sot se pas shtatë viteve u japin një mundësi familjeve të prekura me sëmundje të ndryshme që t’i kenë ato barna falas.

“Lista hynë në fuqi sot, nuk do të mbetet vetëm në letër. Trajton sëmundje të ndryshme, për kancer dhe të tjera”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat