Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën udhëheqjen e Kryesuesit, Skënder Çoçaj, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, Sali Berisha.
Këshilli aprovoi kërkesën e U. D Kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, Sami Sharaxhiu, për pezullimin nga detyra e gjyqtarit Sali Berisha.
KGjK, shpreh shqetësimin lidhur më këtë rast dhe njëkohësisht gatishmëri për përkrahjen e organeve gjegjëse të sistemit të drejtësisë në procedurat e mëtutjeshme.
Kujtojmë që Policia e Krimeve Ekonomike e ka arrestuar dje gjykatësin e Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe zëdhëdhësi i Prokurorisë s Shtetit, Ekrem Lutfiu, i cili ka thënë se arrestimi i tij është bërë nën dyshimin për keqpërdorim detyre.
”Gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha, është arrestu me urdhër të Prokurorisë Speciale për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, ka thënë ai.