Hyseni: Ndryshimi mban emrin e Kurtit dhe bashkimi ynë i fuqishëm emrin Vetëvendosje

Aktuale

Hyseni: Ndryshimi mban emrin e Kurtit dhe bashkimi ynë i fuqishëm emrin Vetëvendosje

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:39
Mentor Hyseni

Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur dy tubime masovike në regjionin e Anamoravës ku është veçuar tubimi në Zhegër të Gjilanit dhe në qytezën e Pozheranit që është njëherazi fshati më i madh në Kosovë.

Ndër duartrokitje të shumta dhe nën  prezencën shumë entuziaste dhe masovike të një sallë përplot janë veçuar edhe kandidatët e kësaj ane të cilët shprehen nderimin e tyre nga prezenca e  intelektualit dhe veprimtarit Avni Dehari prind i Astrit Deharit emri i të cilit brohoritej pa ndalur nga turma e të pranishmëve.

Kandidati për deputet nga kjo anë Mentor Hyseni ka mbajtur një fjalim të shkurtë dhe kuptimplotë ku Ai theksoj se ndryshimi ka një emër dhe ky emër është Albin Kurti dhe se mobilizimi dhe bashkimi i fuqishëm i popullit të Kosovës për ndryshimin ka për emër Lëvizjen Vetëvendosje duke ndezur një rreshje duartrokitjesh dhe u detyruar të shënonte edhe pauza.

Lëvizja Vetëvendosje! ka një prezencë të fuqishme në Anamoravë ku beson fuqishëm se do fitojë edhe në këto zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat