Presidenti çek për mundësinë e çnjohjes së Kosovës: Çdo gabim mund të korrigjohet

Aktuale

Presidenti çek për mundësinë e çnjohjes së Kosovës: Çdo gabim mund të korrigjohet

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 15:49
Presidenti çek Milosh Zeman

Presidenti çek Milosh Zeman ka përmendur sërish mundësinë nëse vendi i tij mund ta tërheq njohjen e Kosovës.

Ai për televizionin lokal çek Barandov tha se  “çdo gabim mund të korrigjohet” dhe shtoi se do të propozojë që tema e çnjohjes së Kosovës të vihet për diskutim në takimin për politikën e jashtme që pritet të mbahet në tetor.

“Gjatë diskutimit po shfaqet një politikë e jashtme e unifikuar, e cila është të këshillojë katër zyrtarët kryesorë që do të vijnë së shpejti. Thjesht thashë që në këtë këshill të parashtroj një propozim për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është gjithçka”, tha ai.

Zeman thotë se “duhet të përmirësohet gabimi i Qeverisë së kryeministrit Mirek Topolanek i vitit 2008” që siç tha ai “nuk respektoi vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve të parlamentit çek dhe thirrjen e tyre për mosnjohjen e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat