Kjo është vetura elektrike e ndërtuar në Gjakovë

Aktuale

Kjo është vetura elektrike e ndërtuar në Gjakovë

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2019 Në ora: 16:52

Kandidati për deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje, Yll Rugova ka publikuar një fotografi të nj veture elektrike e cila është projektuar në Gjakovë.

Rugova thotë se, kjo veturë ekologjike është ndërtuar nga një grup gjakovar i dedikuar ndaj teknologjisë.

“Qysh edhe parashihet në listën e 20 masave prioritare të LVV, fondet shtetërore duhet tashmë gradualisht t'i orientojmë në projekte të tilla, që stimulojnë potencialin lokal, dhe që japin orientim për zhvillim të mençur të Kosovës”, shkruan Rugova në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Gjakovë ky grup i dedikuar ndaj teknologjisë e ka zhvilluar një veturë elektrike të cilën po thonë se është projektuar për qarkullim në Qarshinë e Qytetit. Vetura ekologjike është krejtësisht e ndërtuar nga ta.

Qysh edhe parashihet në listën e 20 masave prioritare të LVV, fondet shtetërore duhet tashmë gradualisht t'i orientojmë në projekte të tilla, që stimulojnë potencialin lokal, dhe që japin orientim për zhvillim të mençur të Kosovës.

Me ta bë zemrën mal projekte të tilla. Urime ekipës! <3

#erdhidita #përinovacionin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat