Krasniqi: NISMA prioritet bujqësinë, jo shuma simbolike, por 500 milion euro

Aktuale

Krasniqi: NISMA prioritet bujqësinë, jo shuma simbolike, por 500 milion euro

Nga: N.H Më: 20 shtator 2019 Në ora: 17:08
Vesel Krasniqi

Zv/ministri i Bujqësisë në largim, Vesel Krasniqi tani kandidat për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, ka shpalosur bujqësinë si një nga prioritetet kryesore në programin e partisë nga vjen ai.

Krasniqi, i cili për dy vite kishte menaxhuar si zv/minister me dikasterin e bujqësisë, nga aktivitetet dhe takimet e tij nëpër terren me bujq dhe fermer të ndryshëm, duket se është një nga zv/ministrat i cili ka njohuri në detale për nevojat e shumta që kanë këto veprimtari të kësaj fushe.

Ai në një postim të tij ka shpalosur projektet që konkrete që bujqësia në Kosovë ka nevojë, duke thënë se me NISMA Socialdemokrate në qeverisje, shuma e projekteve në bujqësi do të kap shumën e 500 milion eurove.

Postimi i tij i plotë

Si zv/ministër i bujqësisë, për dy vite me rradhë, gjatë vizitave të shumta bërë në shumë rajone bujqësore në ventin tonë, jam njohur me nevojat e ndryshme të bjjqëve dhe farmerëve tanë. Bujqët dhe Farmerët tanë, pamvarsisht që deri tani janë ndihmuar me sbvencione simbolike, ata dhe Kosova, kanë nevojë për projekte madhore dhe konkrete, që bujqësia të lulëzoj në vendin tonë.

Edhe sot, gjatë vizitës me qytetarët e rrafshit të Dukagjinit por edhe në tërë Kosovën, një ndër temat më me interes për qytetarët nga fusha e bujqësisë, u trajtua dhe u shpalos në programin e NISMA-Socialdemokrate e Kosovës.

Ne konsiderojmë se koha emergjente për ti stimuluar ata për punimin e tokave ka kaluar, tani është koha që fermerët e vërtetë të mbështetën me një program tjetër për zhvillimin e bujqësisë si: Të mbështeten me pika grumbulluese dhe përpunuese të kulturave bujqësore, subvencionet të ndahen sipas kg të dorzuar dhe të mbështeten me farëra dhe mekanizem bujqesor, kulturat bujqësore sezonale të fermerëve ton të mbrohen nga kulturat e njejta që importohen me barriera doganore në mëntr që të ken tregun e sigurt gjatë sezonës, ndarja e grandeve të bëhet sipas zonave me kulturat bujqësore dhe blegtorale, fermerët të kenë edhe benivite të tjera si në derivate dhe të kenë ulje të tatimeve etj.

Me NISMA Socialdemokrate në qeveri, prioritet i investimeve do të jetë bujqësia, dhe atë jo me shuma simbolike si deri tani, por mbi 500 milion euro investime në projekteve për bujqë dhe farmer të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat