Osmani në Gjilan: Edhe 16 ditë përfundon mentaliteti plaçkitës

Aktuale

Osmani në Gjilan: Edhe 16 ditë përfundon mentaliteti plaçkitës

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:02
Vjosa Osmani

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të premten në një takim me rininë e Gjilanit, se edhe 16 ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve, kur me fitoren tonë do të përfundojë mentaliteti plaçkitës në Kosovë.

“Kanë mbetur edhe 16 ditë deri në momentin e fitores sonë. Vetëm edhe 16 ditë durim nga njerëzit që kanë vendosur në Kosovë një mentalitet plaçkitës. Ata vendosën në Kosovë kleptokracinë, vendosën në Kosovë mentalitet të të paditurve dhe të rrezikshmëve. Edhe 16 ditë atyre ju vjen fundi. Edhe 16 ditë fitorja e LDK-së do të jetë fitorja e qytetarëve të Kosovës, do të jetë në veçanti moment historik për rininë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo pohoi se me votën e lirë të qytetarëve, më 6 tetor do t’i dërgojmë në opozitë njerëzit që vetëm krimin dhe korrupsionin e kanë ekspertizë. “Ata do të shkojnë në opozitë, jo vetëm për katër vite por në minimum 12 vjet”, ka shtuar Osmani.

Ajo i ka falënderuar të rinjtë e Gjilanit dhe gjithë Kosovës për përkrahjen që po i japin projektit të saj për qeverisjen e Kosovës me duar të pastra.

“Në 2013 unë dhe z. Haziri ishim bashkë në garën e Gjilanit dhe natyrisht fituam. Nuk ka ndodh asnjëherë që ne dy të bëhemi bashkë dhe të mos fitojmë, kështu që edhe tani është e pashmangshme fitorja e LDK-së në zgjedhje”, ka shtuar Osmani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat