Kush janë këta dy ish luftëtarët e UÇK-së që po kandidojnë për deputetë më partinë FJALA

Aktuale

Kush janë këta dy ish luftëtarët e UÇK-së që po kandidojnë për deputetë më partinë FJALA

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:05
Hasim Shterbani, Blerim Kajtazi

Partia FJALA e Gëzim Kelmendit ka prezantuar sot dy kandidatët e saj për deputetë të cilët ishin ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Prof. Mr. sci. Hasim Shterbani dhe Blerim Kajtazi-jurist, dy burra të mëdhenj ishin ndër luftëtarët e parë e UÇK-së prej vitit 1996 dhe të burgosur politik nga regjimi i Serbisë”, shkruan Fjala në Facebook.

Sipas kësaj partie këta janë trima dhe luftëtarë në kuptim të plotë të fjalës.

“Këta janë dy shtyllat kryesore të Partisë FJALA dhe anëtarë të kryesisë së FJALËS.

Lufta dhe sakrifica e këtyre burrave dhe shokëve të tyre e ndihmuar nga NATO, sot i dha Kosovës lirinë dhe pavarësinë.

Hasim Shtërbani garon për deputet për zgjedhjet e 6 tetorit nga lista e Partisë FJALA me nr.02 ndërsa Juristi Blerim Kajtazi me nr.19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat