Zbulohet kush e ka shpallur tenderin në vlerë 300 mijë euro për libra në Zyrë të Kryeministrit!

Aktuale

Zbulohet kush e ka shpallur tenderin në vlerë 300 mijë euro për libra në Zyrë të Kryeministrit!

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:03
Qeveria e Kosovës

Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti ka shpallur tender në vlerë prej 300 mijë euro për të furnizuar Zyrën e Kryeministrit me lektyra shkollore.

Kështu mëson media nga burime brenda qeverisës. Sipas tyre, Hoti si koordinator  ka nënshkruar tenderin në vlerë prej 299 mijë e 700 euro më 16 shtator, vetëm 5 ditë pas dhënies së kontratës.

Njoftimi për nënshkrim të kontratës është publikuar nga  ZKM-ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.(KRPP).

Në bazë të njoftimit në KRPP, për këtë tender ka pasur goxha të interesuar.

Gjithsej 25 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për të kryer furnizimin me këto libra, por që në fund fituese është shpallur Grup i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA ; Ndërmarja Tregatre Grafike Blendi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat