Kërcënohet Milazim Krasniqi, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Aktuale

Kërcënohet Milazim Krasniqi, ja çfarë thotë për Albin Kurtin

Nga: N.Sh Më: 20 shtator 2019 Në ora: 20:16
Milazim Krasniqi

Profesori dhe analisti politik, Milazim Krasniqi thotë se është kërcënuar e fyer përmes sms.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, shkruan se shumica e atyre që e kanë kërcënuar e fyer janë në fotografi me Albin Kurtin dhe me zyrtarë të tjerë të LVV-së.

Ai tutje shprehet se, nëse është qëndrimi i Kurtit ky do të thotë se ka mbetur i vjetri, siç e quan shef brigade të zjarrvënësve dhe jo lider partie.

Ndryshe, kërkon që të distancohet prej tyre.

Postimi i plotë:

Do lahpera që po më shkruajnë sms fyese e kërënuese, po e shoh se janë në foto me Albin Kurtin dhe me disa zyrtarë të tjerë të VV. Nëse është qëndrimi i Kurtit që këta horra të përhahin gjuhë të urrejtjes e kërcënime, kjo do të thotë se ai ka mbetur po ai i vjetri, shef brigade i zjarrvënësve, jo lider partie. Nëse jo, duhet të distancohet nga (ro)botët e tij primitivë. Nga fundërrinat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat