Bedri Hamza: Duhet të krijohet Gjykata Ekonomike

Aktuale

Bedri Hamza: Duhet të krijohet Gjykata Ekonomike

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 21:14
Bedri Hamza

Kandidati i Partisë Demokratike për Deputet dhe Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka thënë se duhet të krijohet një Bankë Ekonomike e cila do të trajtonte lëndët që lidhen vetëm me ekonomi.

“Tani janë krijuar kushtet për funksionimin e organeve të rendit dhe ligjit. Besoj se duhet të bëhet Gjykata Ekonomike për trajtimin e lëndëve që lidhen me ekonomi dhe me bankat që veprojnë në Kosovë” tha Hamza.

Ai deklaroi se paga mesatare në Kosovë nuk është e keqe në krahasim me vendet e rajonit.

Nëse e marrim mesataren e pagave në regjion nuk qëndron keq Kosova” tha ai.

Hamza gjithashtu shtoi se për të zgjidhur problemet e lëndëve ekonomike, duhet të rritet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Duhet të zvogëlohet numri i lëndëve duke e rritur numrin e gjqytarëve dhe prokurorëve” tha ai duket shtuar se “mendoj që kosova është në një gjendje nuk mundet me e rrit buxhetin për këtë sektorë”.

Në debatin e sotshëm në emisionin Pressing debatohet rreth planeve ekonomike të partive politike. Të pranishëm janë Bedri Hamza nga PDK, Besnik Bislimi nga VV, Erolld Belegu nga AAK-PSD dhe Valdrin Lluka nga AKR-Nisma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat