Limaj thotë se vetëm edhe 6 mijë familje nuk kanë asnjë të punësuar

Aktuale

Limaj thotë se vetëm edhe 6 mijë familje nuk kanë asnjë të punësuar

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 21:37
Fatmir Limaj

I pari i partisë së Nisma SocialDemokrate Fatmir Limaj njëherit edhe kandidatë për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR në Debat  Plus ka folur rreth zotimeve të kësaj partie.

Sipas Limaj Nisma ka pasur katër zotime të cilat sipas tij kanë bërë një ecje të jashtëzakonshme.

Njëri ndër to është zotimi për punësim ku sipas tij vetëm 6 mijë  familje që nuk kanë të punësuar një anëtarë.

“Ne kemi bërë një ecje të jashtëzkonshme në 4 zotimet tona, akualisht në Kosovë vetëm  6 mijë familje janë që nuk kanë të punësuar një anëtarë sipas  të dhënave të ministrisë, këtu jemi tuj folë tek mininmumi. Zotimi jonë ka qenë të paktën të jetë një prej familjes, sipas ministrisë së punës kjo është shifra. Një pjesë e të rinjëve janë futur në praktikë, e një pjesë në  trajnim për aftësim  profesionale”, tha Limaj në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat