Belegu: Taksa ia ka hapur sytë qytetarëve që të përdorin produkte vendore

Aktuale

Belegu: Taksa ia ka hapur sytë qytetarëve që të përdorin produkte vendore

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 22:57
Erolld Belegu

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit mes AAK’së dhe PSD’së, Erolld Belegu, ka thënë se tarifa ndaj produkteve serbe ka bërë që qytetarët të vetëdijesohen që të përdorin produkte vendore.

“Taksa definitivisht ka pasur zhvillim tek prodhuesit vendorë, të gjithë prodhuesit vendorë kanë rritje drastike të shitjes, punësimit dhe eksportit. Kjo na ka dhënë shkollë të gjithë neve. Ia ka qelë sytë konsumatorit për përdorimin e produkteve vendore” tha Belegu.

Ai tutje shtoi se krijimi i Fondit Zhvillimor duhet që të krijohet në mënyrë që të mbështeten bizneset e reja.

“Duhet të krijohet Fondi Zhvillimor si bazë për ndihmë të bizneseve të reja” deklaroi ai.

Tutje Belegu shtoi se pasiguria politike ka bërë që të mos vijnë investitorët e huaj.

“Pasiguria politike në vend është e vështirë për investitorë të huaj, është e vështirë që investitori i madh të vijë në Kosovë, për çfarëdo zhvillimi ekonomik nuk mundemi me i ik faktit që duhet të përmbyllet dialogu dhe njohja e ndërsjellët” tha ai.

Belegu gjithashtu shtoi se duhet të krijohet fondi i sigurimeve sociale, papunësisë, për fëmijë dhe ai për shëndetësi kombëtare.

“Kemi paraparë që të bëhet fondi i sigurimeve sociale, fondi i mbrojtjes së papunësisë, papunësisë për periudha të shkurta, për fëmijë dhe kombëtar shëndetësor, secili të ketë kartelë të shëndetësisë” deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat