Limaj: Kam pasur hezitim për vendosjen e taksës, isha për reciprocitet

Aktuale

Limaj: Kam pasur hezitim për vendosjen e taksës, isha për reciprocitet

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 23:00
Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë do të ishte më i ligjshëm pasi sipas tij vet taksa si masë është e ashpër.

“Edhe unë kam qenë dyshues në fillim për taksën. Kam qenë për reciprocitet. Reciprociteti ka pasur legjitimitet ndërkombëtarë”, tha ai.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve duke thënë se futet në koalicion vetëm nëse pranohen kushtet e tij sidomos ato me dialogun.

Ai thotë se megjithatë taksa do të hiqet kur të pushojnë arsyet pse ajo është vendosur.

I pari i NISMA-s ka thënë se është e vërtet që pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobët se që ka qenë para vendosjes së taksës.

Limaj thotë se masa 100% ka ardhur si shaka, pasi sipas tij Veseli ka thirr në telefon nga Brukseli dhe ka thënë “100%” ne kemi vendosur në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat