Gashi: Nuk është fer të diskutohet a e kalon NISMA pragun, Limaj i vetëm i merr 35 mijë vota

Aktuale

Gashi: Nuk është fer të diskutohet a e kalon NISMA pragun, Limaj i vetëm i merr 35 mijë vota

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 00:34
Nisma Socialdemokrate

Astrit Gashi ka thënë se nuk beson Fatmir Limaj ka ambicie për të qenë kryeministër dhe sipas tij ai vet ka thënë se nuk dëshiron të bëhet i pari i qeverisë me 7-8 deputetë.

“Ideja pse kandidon për kryeministër, ashtu siç kanë bërë të tjerët në të kaluarën është potez elektoral për të mobilizuar militantët”.

Gashi ka thënë se Limaj prej disa vitesh ka mbajtur një pozicion të mesëm në politikë dhe një pozicion pajtues sipas analistit ai e ka pasur edhe në qeverinë e drejtuar nga Haradinaj.

Ai thotë se Limaj ka pasur një rol ndërmjetësues edhe për të qetësuar “gjakrat” mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt në një takim të mbajtur në Pejë.

Analisti shton më tej se edhe për taksën, Limaj po mban një pozicion të mesëm.

Gashi ka thënë ndër të tjera se nuk është fer që të diskutohet nëse NISMA e kalon pragun zgjedhor pasi sipas tij Limaj i vetëm i merr 35 mijë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat