Publikohet raporti për krimet e rënda në Kosovë

Aktuale

Publikohet raporti për krimet e rënda në Kosovë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 06:18
Ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. 

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të rasteve që lidhen me Departamentin e Krimeve të Rënda në të gjitha Gjykatat Themlore të Republikës së Kosovës, me fokus në trajtimin e veprave penale të terrorizmit.

IKD ka elaboruar gjithë bazën ligjore dhe obligimet e sistemit të drejtësisë për të siguruar zhvillimin e një procedure penale në Departamentet e Krimeve të Rënda, duke filluar prej Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe tërë legjislacionit pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat