Profesori i UP në mbështetje te kandidatit llapjan, Visar Hoti - Bota Sot
Profesori i UP në mbështetje te kandidatit llapjan, Visar Hoti

Aktuale

Profesori i UP në mbështetje te kandidatit llapjan, Visar Hoti

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:02
Visar Hoti

Profesori i Univesitetit të Prishtinës, Ymer Havolli i ka dal në mbështetje kandidatit për deputet nga Podujeva, Visar Hoti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Havolli ka theksuar se kandidati i LDK-së ishte një student i jashtëzakonshëm.

Më poshtë, shkrimi i plotë:

Është knaqësi kur një i ri si Visar Hoti i cili ka qenë i suksesshëm në edukim, menaxhim, dhe organizim, ka ambicije për t’u zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Visar Hoti student i imi I shkëlqyeshëm në studime bazike dhe master, i përkushtuar dhe gjithëherë ambicioz, u tregua i suksesshëm në menaxhim në një sferë të ndjeshme në sistemin bankar. Po ashtu u dëshmua si organizator i familjës me biznesin e familjar tradicional me projekt krejtësisht të ri dhe të sukseshëm duke punësuar afër 50 të rinjë nga treva e Llapit.
Tani në ambicjen e tij për tu zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e përkrah si mësimdhënës i tij, dhe i ftoj kolegët e tij të gjeneratës, qytetarët e Podujëvës dhe më gjërë, që ta mbështesin energjinë e re, njeriun që me kreativitetin e tij di të sjell ndryshime që tani i duhen kësaj gjenerate në Kosovë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...