Veseli: Po ndjehet fryma e fitores

Aktuale

Veseli: Po ndjehet fryma e fitores

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:03
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka thënë se kudo në Kosovë po ndjehet fryma e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli ka shkruar se PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparësi.

“Edhe në Vushtrri, ku mbrëmë kanë takuar qytetarë të të gjitha grupmoshave, ishte i palëkundur besimi i tyre në vizionin dhe programin tonë. Vetëm ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, duke i ofruar mundësi dhe perspektivë të rinjve, kujdes të moshuarve dhe mirëqenie më të mirë për të gjithë. PDK-ja u ka dhënë më së shumti hapësirë rinisë e grave dhe ka krijuar klimën më të mirë ndërmjet gjeneratave, duke i shndërruar dallimet e tyre të natyrshme në përparësi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat