LDK homazhe te varri i Rugovës dhe Ahmet Krasniqit: Punën, nderin, jetën ja falën veq Kosovës

Aktuale

LDK homazhe te varri i Rugovës dhe Ahmet Krasniqit: Punën, nderin, jetën ja falën veq Kosovës

Nga: D.RR Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:26
LDK homazhe te varri i Rugovës dhe Ahmet Krasniqit

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe te ai i kolonel Ahmet Krasniqit.

Në njoftimin e publikuar nga zëdhënësi Besian Mustafa, shihet edhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.

Mustafa ka shkruar se Rugova dhe Krasniqi ja falën Kosovës punën, nderin dhe jetën.

Postimi i Mustafës:

Punën, nderin, jetën ja falën veq Kosovës!
Presidenti Historik Ibrahim Rugova dhe Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat