Gecaj i reagon Haradinajt: Mos harro që Veseli të bëri kryeministër

Aktuale

Gecaj i reagon Haradinajt: Mos harro që Veseli të bëri kryeministër

Nga: G.B Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:00
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se PDK-ja është arkitekte e korrupsionit, LDK-ja e nxori nga hija Veseli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PDK është vërtetë arkitekte e korrupsionit, por që as AAK nuk ia lë mangut, përcjell Bota sot.

Gecaj thotë se Veselin e ka nxjerrë në hije elektorati i vet dhe jo LDK, duke shtuar se Haradinaj po harron se Veseli ia ka mundësuar atij postin e kryeministrit, e ky atij të kryeparlamentarit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

“Ramush Haradinaj: PDK-ja arkitekte e korrupsionit, LDK-ja e nxori nga hija Veselin”

PDK është vërtetë “arkitekte e korrupsionit”, por as AAK nuk ja ka lënë mangut fare! Kadri Veselin nga hija e ka nxjerrë elektorati i vet, jo LDK! Haradinaj duket se po harron që Veseli ja mundësoi atij postin e Kryeministrit, e ky këtij atë të Kryeparlamentarit. Këtë here LDK përfundimisht do ti fundosi së bashku të gjithë të korruptuarit ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat