Gani Geci ka një kërkesë për LDK-në

Aktuale

Gani Geci ka një kërkesë për LDK-në

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:14
Gani Geci

Biznesmenë të shumtë kosovarë po marrinë pjesë në Konventën për Zhvillim dhe Punësim të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Njëri prej tyre është edhe ish-deputeti, Gani Geci, i cili parashtroi disa pyetje zyrtarëve të lartë të LDK-së.

Kësaj here, Geci foli në emër të fabrikës së tij, e cila merret me prodhimin e bllokave.

Ai kërkoi që qeverisja e ardhshme e partisë së Isa Mustafës t’i bënte lehtësira bizneseve.

“Jemi fabrikë 120 punëtorë. Kemi telashe sepse s’mund të marrim kredi të buta.  Për të krijuar edhe një fabrikë tjetër. Kosova merr nga vende tjera, 34 milionë teglla në vit, dhe nuk prodhon. Me pak para, nga |Banka Evropiane, të kishim mundësi të merrnim kredi dhe të prodhonim tjegulla. Besoj se qeveria në ardhje e LDK-së “, ishte kërkesa e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat