Miftaraj thirrje publike Veselit dhe liderëve tjerë të qeverisë për konkurset: Dëshmonu ose mbylleni gojën

Aktuale

Miftaraj thirrje publike Veselit dhe liderëve tjerë të qeverisë për konkurset: Dëshmonu ose mbylleni gojën

Nga: G.B Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:58
Ehat Miftaraj

Plani i Kadri Veselit për luftimin e korrupsionit, ndër të tjera parasheh që tash e tutje zyrtarët, të cilët me dashje apo pa dashje e dëmtojnë buxhetin e Kosovës, një pjesë të këtij dëmi ta paguajnë ata vet.

Pas kësaj, ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili i ka bërë thirrje Veselit dhe kryetarëve të partive politike që janë ende në qeverinë në ikje, që të anulojnë konkurset nëpër ministri që janë hapur kundërligjshëm, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë që ta dëshmojnë se e kanë përnjëmend ose ta mbyllin gojën dhe ta vazhdojnë korrupsionin dhe nepotizmin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Thirrje publike Kadri Veselit dhe kryetareve te partive politike qe ende jane ne qeverine ne ikje:

Numer i madh i minsitrive, kane shpall konkurse te kunderligjshme per pranimin e qindra zyrtareve publik!

Nese e keni gojen plot kunder korrupsionit dhe nepotizmit, skeni nevoje me prit 6 tetorin, REAGONI sot dhe anuloni keto konkurse te kunderligjshme!

Ligji per zyrtaret publik ka hyre ne fuqi me 11 shtator, I njejti e ka shfuqizu ligjin per sherbimin civili.

Nga 12 shtatori jane shpall konkurse per 530 zyrtar publik ne baze te ligjit per sherbimin civil i cili eshte shfuqizuar. Ne diten e pare qe hyn ne fuqi nje ligj i mire, qeveria e shkel!

Hajde deshmonu se e keni pernjemend. Ose mbyllne gojen e vazhdoni me korrupsion dhe nepotizem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat