Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, ka thënë se entuziazmi i të rinjve në Gjilan e konfirmon mbështetjen për listën fituese të LDK-së, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka publikuar foto nga tubimi në Gjilan, Dushi ka thënë se pjesëmarrja e tyre i motivon për të vazhduar kontaktin me ta dhe për të shpalosur programin e LDK-së për zhvillimin e vendit.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Entuziazmi i të rinjve në Gjilan, konfirmon mbështetjen për listën fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pjesëmarrja e tyre në këtë tubim na motivon për të vazhduar kontaktin me çdo të ri dhe të re për t'a shpalosur vizionin dhe programin e LDK-së për zhvillimin e vendit tonë.