“Letër publike ish Komandantit Hisen Berisha”: Mos shko te varri i Ahmet Krasniqit se nuk i bën nder - Bota Sot
“Letër publike ish Komandantit Hisen Berisha”: Mos shko te varri i Ahmet Krasniqit se nuk i bën nder

Aktuale

“Letër publike ish Komandantit Hisen Berisha”: Mos shko te varri i Ahmet Krasniqit se nuk i bën nder

Nga: D.RR Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:53
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Veprimtari Fatmir Bajraj, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, i është drejtuar me kritikë ish komandantit të Koshares, Hisen Berisha, pasi ky i fundit aderoi në PDK, përcjellë Bota sot.

Bajraj i bën thirrje që të mos e vizitojë varrin e kolonel Ahmet Krasniqit, pasi sipas tij, kjo nuk i bën nder kolonelit.

Ai gjithashtu e kritikon Berishën për deklaratën e tij, “Jam më Rugovistë se Rugova”.

Postimi i plotë:

Letër publike ish Komandant, Hisen Berisha !

Sot,në 21 vjetorin e amshimit, nga lartësitë hyjnore, nga piadestal i dëshmorëve të kombit & atdheut, të vëzhgon Heroi i Kosovës martire, Kolonel Ahmet Krasniqi, nesër me gjasë n'Parlamnetin e Kosovës, të rastisë, Heroi i gjallë, Fetah Rudi.

"Për inat të s'ime re, po shkoj t'flej me mullisin (mullingjinë)"

Sot është 21 vjetori i vrasjës së shekullit, vrasjës me atentat të Ministrit të Luftës, Ministrit të parë të Mbrojtjës në Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, vartës i të cilit ishe deri n'rënjën e Tij nga dora armike, por shqipëfolëse në Tiranën kuislinge të natës së mallkuar të shtatorit të para 21 viteve...!
Ishe dhe mbete deri dje ; ushtar besnik i Republikës së Kosovës, ushtar besnik i Presidentit historik Rugova & vartës besnik i Kolonelit, tani Hero, Ahmet Krasniqi.
- Ishe ushtarak dhe Komandant i njesive të FARK-ut n'beteja dhe veqanarisht i shquar n'Betejën historike, epike dhe legejendare të Kosharës heroike ; të namit dhe lavdisë së Dardanisë Antike-Kosovës.
- Ishe bashkëluftetar i Agimi Ramadanit, Sali Çekajt, Anton Quni & Co...!

Dhe tani, ke ndërruar mëndje, ke ndërruar taborin, ke kaluar n'anën tjetër në atë të kundërt 100 %.

Për t'qenë korrekt me Ty dhe vetën ; me duhet t'a thëmë troq ; atë që dijmë & ndjejmë si shqiptarë, njësoj sikur Ti :

Sot je bërë bashkë me Hashimin & Kadrinë, pra me Azem Sylën e Xhavit Halitin & Co, me vrasësit e Kolonelëve : Ahmet Krasniqi & Tahir Zemaj, me urdhërdhënësit e atentateve poltike të bashkëpunëtorëve të Presidentit historik Rugova dhe të tentim atentateve ndaj Presidentit Rugova, ushtarëve besnik të Tij dhe të kauzës nacionale për Liri, Heronjëve të gjallë Gani Geci & Fetah Rudi.
- Sot je bashkë, me ata të cilët e luftuan Ahmetin, Tahirin, Salihin, Agimin, Antonin dhe Ty, pra me Shtabin e Rognerit, amën e SHIK-ut dhe të PDK-së, kriminale ; antishtetërore & antikombëtare.

"Pshurre qershitë", Komandant Hisen Berisha, pse ?

I ktheve shpinën begraundit personal, bashkëluftetarëve ; Heronjë të rënë dhe të gjallë, i ktheve shpinën Presidentit historik Rugova, ngase u bashkove me vrasësit e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Arsyetë mund t' marrim me mendë ; shitë-blerja, kërcnimet dhe shantazhi, si dhe hater-mbetja, por duke t'njohur, nuk mund i përbijmë...!

Sot, në vend që t'je, bashkë me bashkëluftetarët e gjallë të Betejës së Kosharës në kujtim-nderim të Kolonelit Hero, Ahmet Krasniqi dhe me dy gishtërinjë të ngritur lartë si dikur, dhe me betim-premtim për zbardhjën e vrasjës dhe kapjën e kriminelëve shqipëfolës, Ty Komandant Hisen Berisha, je bërë bashkë me Kadrinë dhe bandën e tij në takim me Veteranët e rrëjshëm të UÇK-së dhe duke ngritë vetëm një gisht, absurd sui-generis !

Pra në vend të dy gishtërinjëve, tani një gisht ...!

Përzgjodhe dhe zgjodhe "rrugën" e Rrustem Berishës, Blerim Kuqit, Time Kadrijajt & Co, dhe jo atë të Anton Qunit, Gani Gecit e Fetah Rudit, e dhimbshme...

Hisen Berisha !
Me lehtësi t'papërshkruar thua : Jam ma Rugovist se Rugova, biles edhe pas shkuarjës n'taborin e kundërt të Tij dhe të ushtarëve besnik të kauzës nacionale për Liri & Pavarësi, e pakuptueshme për mendje të shëndoshë.

Fetah Rudi & Gani Geci, nuk u shitën dhe nuk u blenë kurr sikur Ti, Rrutemi, Blerimi e Time Kadrijaj, edhe pse me plagë n'trup të marra nga kampi në të cilin ke kaluar me mburrje e krenari.

Fetah Rudi, sot e atë ditë, mbeti në karrocë, por kurr nuk u dekurajua dhe nuk u tund n'qendrimin atdhetar përkundër sfidave të tmerrshme në të cilat kaloj.
Stoicizmi i Tij dhe i Ganiut, do duhej t'isht udhërrefim për Ty dhe të gjithë ushtarët e lirisë së atdheut.

Shkuarja n'PDK-në e Hashimit & Kadrisë, mesazh i keq për ushtarët e lirisë dhe amanetin e të rënëve në alltarin e lirisë.

Thirri ndërgjegjës :

Mos shko sot të varri i Heroit Ahmet Krasniqi,ngase nuk i bënë nder padyshim, as nesër n'Parlament mos e shiko Fetahin n'sy 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...