Ramiz Kelemedi na njofton me të mbjellat në kopshtin e tij

Aktuale

Ramiz Kelemedi na njofton me të mbjellat në kopshtin e tij

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:46
Ramiz Kelmendi

Ramiz Kelmendi tash së fundmi u deklarua se mbështet hapur Kadri Veselin për Kryeministër, na ka njoftuar me të mbjellat në kopshtin e tij.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se, gjatë kohës që pemët e mia kanë rendiment, ai ka thënë se po kursej rreth 3 mijë euro në vit dhe pas 3 vitesh do kursejë mbi 6 mijë euro.

Postimi në Facebook:

Në kopshtin tim, në këtë ditë të bukur duke vjelur produkte për nevoja ditore

Kam mbjellur mbi 300 fidane, pemë të lloj-llojshme duke filluar nga fiku të gjitha llojet, ftoi, mushmolla, molla japane, qershi, arra, kivi, portokall, mandarinë, limon, shega, pjeshka, kajsia, molla, dardha, mjedra, boronica, manafera, gati të gjitha llojet!

Para disa vitesh kisha shpjeguar për fermerët se po që se mexhat do mbilleshin me kultura të cilat rriten dhe kultivohen në Kosovë, të hyrat nga frutat, do i kursenin buxhetit tonë mbi 60 milion euro në vit. Kjo duke bërë ndarjen dhe hijëzimin e nevojshëm për tu freskuar gjatë punëve në parcela dhe duke zëvendësuar shkurret të cilat nuk kanë asnjë vlerë materiale, përveç funksionit të ndarjes dhe dëmit në rendiment!
Personalisht, gjatë kohës që pemët e mia kanë rendiment, po kursej rreth 3 mijë euro në vit dhe pas 3 vitesh do kursejë mbi 6 mijë euro.
Miq, ja vlen ta provoni, ja vlen të kurseni!

Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat