Instituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhën Kosovën e Shqipërinë

Aktuale

Instituti Sizmik jep detaje për tërmetet që dridhën Kosovën e Shqipërinë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

(E plotësuar) -  Dy tërmete kanë ndodhur para pak minutash në Shqipëri, por që dridhjet janë dëgjuar edhe në disa qytete të Kosovës. Arsye për këtë ka qenë magnituda e lartë e tërmetit.

Shemsi Mustafa nga Institui Seizimik i ka thënë gazetës Express se tërmeti e ka goditur Shqipërinë, por që ka qenë i fuqishëm dhe se dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit.

“Tërmeti e ka goditur Shqipërinë. Epiqendra ka qenë 30 km larg Tiranës, pra në det. Tërmeti ka qenë i fuqishëm, për atë arsye dridhjet janë dëgjuar edhe në vendet e rajonit. Magnituda e tërmetit ka qenë 5.5 shkallë”, ka thënë Mustafa.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë raportohet se kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa raportohet se shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

***

Brenda pak minutash është vërejtur edhe lëkundja e dytë e tokës në Prishtinë.

Fillimisht dridhjet ishin të gjata disa sekonda, ndërsa, dridhja e dytë ishte më e shkurtër.

Sipas volcano discovery.com, magnetuta e tërmetit ishte me fuqi 5.3. në Shqipëri, në thellësi 10 kilometra.

Tërmeti i parë në Shqipëri ishte në orën 16.04, ndërsa, tërmeti i dytë është hetuar 11 minuta më vonë me fuqi 5.7, në thellësi 10 kilometra.

***

Dridhje toke në Prishtinë Një termet posa ka ndodhur në Prishtinë. Ende nuk dihet epiqendra, megjithatë në kryeqytet dridhjet janë hetuar për disa sekonda.

Termet është dëgjuar edhe në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat