Ish-mjeku i UÇK-së: Vetëm Vjosa dhe Albini janë alternativë për Kosovën

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Vetëm Vjosa dhe Albini janë alternativë për Kosovën

Nga: A.ZH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 16:24
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se vetëm kandidatët për kryeministër Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë alternativë e sotme për Kosovën.

Ai ka thënë se më nuk i dëgjon ato që thonë për të ardhmën e Kosovës Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, përcjell Bota sot.

“Unë nuk i dëgjoj më Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, apo Fatmir Limajn se çfarë thonë për të ardhmën e Kosovës. Unë vetëm kujtoj se çfarë bënë ata që njëzet vite për Kosovën. Tani kam aq kohë sa t’i dëgjoj me vemendje vetëm dy kandidatë për kryeministër: Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Këta dy kandidatë janë alternativë e sotme për Kosovën”, ka shkruar Liri Loshi në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat