Ja kush është personi i dyshuar që kreu atentatin ndaj Ahmet Krasniqit

Aktuale

Ja kush është personi i dyshuar që kreu atentatin ndaj Ahmet Krasniqit

Nga: N.H Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:43
Fatmir Haklaj, Jaho Salihi Mulosmani dhe Feriz Kërnaja

Sipas disa raportimeve nga mediat muaj më parë, personi i dyshuar për atentatin e 21 shtatorit të vitit 1998, në kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, ndaj kolonelit Ahmet Krasniqi, është Feriz Kërnaja.

Gjithashtu, aty u raportue se urdhërdhënësit dhe pretekskrijuesit e vrasjes së kolonelit Ahmet Krasniqi, për shërbimin e kryer, vrasësit ia kanë paguar 250 000 DM (marka gjermane). Kjo shumë marramendëse për kohën e atëhershme, vrasësit Feriz Kërnaja i është dorëzuar nga njëri prej komandantëve kryesor të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Lidhur me Kërnajën, gazeta “Bota sot”, kishte mësuar se ai kishte qenë i burgosur, ndërsa kjo figurë ishte bërë e njohur pasi që gjatë gjithë asaj periudhe sa kishte qëndruar në burg, ky i fundit shoqërues dhome kishte pasur ish-liderin e Parisë Socialiste, Fatos Nano.

Feriz Kërnaja gjithashtu ishte njohur edhe si një kundërshtar i madh politik i liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës në egzil Kolonel Ahmet Krasniqi u vra pabesisht, më 21 shtator 1998.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat