Veseli: Do ta krijojmë Gjykatën Komerciale, do përmirësojmë edhe më shumë klimën biznesore

Aktuale

Veseli: Do ta krijojmë Gjykatën Komerciale, do përmirësojmë edhe më shumë klimën biznesore

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:57
Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, njëherit kandidat për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka thënë se me luftimin e korrupsionit do të krijojnë ndërmarrësi të qëndrueshme dhe shanse të barabarta për të gjithë.

   

Veseli përmes Facebook ka shkruar se PDK në platformën e saj parasheh edhe krijimin e Gjykatës Komerciale, ku si rezultat i saj do të ndodhë zvogëlimi i mundësive për abuzime.

Postimi i plotë:

Ndërmarrësi të qëndrueshme, shanse të barabarta dhe konkurrencë lojale do të krijojmë me luftën kundër korrupsionit. Por, ndërmarrësit më nuk do të kenë as vonesa nëpër gjykata, sepse do ta krijojmë Gjykatën Komerciale.

Ky institucion i profesionalizuar do t’i trajtojë kontestet biznesore, do t’i zvogëlojë mundësitë për abuzime dhe do ta përmirësojë edhe më shumë klimën biznesore në vendin tonë.

Shpërndajeni për t’i përkrahur ndërmarrësit e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat