Shala premton mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bashkë me Limajn shkojnë për vizitë tek një fabrikë në Suharekë

Aktuale

Shala premton mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bashkë me Limajn shkojnë për vizitë tek një fabrikë në Suharekë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë dhe zyrtari i NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala bashkë me liderin e kësaj partie Fatmir Limajn, kanë shkuar për vizitë në një fabrikë të mobilieve në Suharekë.

Ai me anë të një shkrimi në “Facebook” është shprehur i gëzuar që pas grantit substancial nga Ministria e Tregtisë, kjo fabrikë përveç që ka rritur teknologjinë duke ndikuar direkt në kualitetin e produktit, ka shtuar edhe punësimin dhe ka rritur eksportin.

Shala ka premtuar që do të vazhdojnë mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme pasi që beson se mbështetja ndaj tyre është e vetmja rrugë për zhvillim, për rritje të punësimit dhe e vetmja rrugë që do ta forcojë ekonominë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Industria e drurit, në dy vitet e fundit është forcuar më shumë se asnjëherë më parë.

Sot bashkë me kandidatin për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate Fatmir Limajn, dhe kandidatët për deputet nga Suhareka, ishim për vizitë te fabrika e mobileve “Te Naseri”, në Suharekë.

Pas grantit substancial nga Ministria e Tregtisë, kjo fabrikë përveç që ka rritur teknologjinë duke ndikuar direkt në kualitetin e produktit, ka shtuar edhe punësimin dhe ka rritur eksportin.

Ne do të vazhdojmë mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, (NVM-ve), sepse besojmë që mbështetja ndaj tyre është e vetmja rrugë për zhvillim, për rritje të punësimit dhe e vetmja rrugë që do ta forcojë ekonominë e vendit tonë.
E.Sh

#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat