Muharrem Sfarqa: LDK zgjedhë më parë opozitën se sa koalicionin me PDK-në

Aktuale

Muharrem Sfarqa: LDK zgjedhë më parë opozitën se sa koalicionin me PDK-në

Nga: N.H Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:26
Muharrem Svarqa

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa ka thënë se partia e tij i ka vënë vije të kuqe koalicionit më Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai në një debat, konfirmoi se partia e tij do të zgjedhë më parë opozitën se sa koalicionin me partinë e Veselit.

Lidhja Demokratike e Kosovës do e zgjedhë më parë opozitën se sa koalicionin me PDK-në”, është shprehur Svarqa, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se edhe Vjosa Osmani, kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka premtuar se asnjëherë nuk bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, për të cilët mendon se janë sinonim i korrupsionit.

“Le të harrojnë ata që dalin e flasin që LDK shkon në koalicion me PDK-në, kurrë më nuk të ndodhë ajo punë. Ju e dini që këtë punë e keni të garantuar, sepse qytetarët e Kosovës i kemi dëshmitarë që kurrë s’e kam tradhtuar besimin tuaj. Ata që besojnë në konspiracione, ata që frikësohen nga vetja e tyre ndoshta mund të shkojnë aty, është ‘JO’ e madhe, LDK nuk shkon me ata që janë sinonim i korrupsionit, nuk shkon edhe pikë”, ka deklaruar Osmani ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat