Thaçi ofron ndihmën e popullit të Kosovës, për shtetin e Shqipërisë pas tërmetit

Aktuale

Thaçi ofron ndihmën e popullit të Kosovës, për shtetin e Shqipërisë pas tërmetit

Nga: M.H Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se është shqetësuar pas ka dëgjuar për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Përmes rrjetit social Facebok, Thaçi shprehi gatishmëri për çdo ndihmë nga Kosova, për tejkalim të situates.

Postimi i plotë

Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës. Kam kërkuar po ashtu nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie. Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat