Haradinaj: Kosova do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për t’i evituar dëmet nga tërmeti

Aktuale

Haradinaj: Kosova do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht për t’i evituar dëmet nga tërmeti

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:53
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kërkuar nga FSK dhe Policia e Kosovës që të vihen në ndihmë ndaj Shqipërisë ku sot ka pasur një tërmet.

Haradinaj përmes Facebook-ut, ka thënë se Qeveria e Kosovës do ta ndihmojë Shqipërinë financiarisht.

Postimi i plotë:

Kosova bashkëndjenë me të gjithë qytetarët e saj dhe me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.

Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Kam udhëzuar Gjeneralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat