Hoxhaj telefonon Ramën pas tërmetit në Shqipëri - Bota Sot
Hoxhaj telefonon Ramën pas tërmetit në Shqipëri

Aktuale

Hoxhaj telefonon Ramën pas tërmetit në Shqipëri

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 19:39
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, pas tërmetit që tronditi Tiranën dhe Durrësin, tha se ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe i ka shprehur solidaritet dhe mbështetje.

Enver Hoxhaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook se me shqetësim të thellë po përcjell lajmet për termetet në Tiranë dhe Durrës.

Ai u ka dëshiruar shërim të shpejtë të të lënduarve dhe ka thënë se Kosova po i qëndron pranë Shqipërisë në këtë ditë të vështirë.

“Me shqetësim të thellë po përcjell lajmet për termetet në Tiranë dhe Durrës. Menjëherë kam kontaktuar kryeministrin, Edi Rama, të cilit i shpreha solidaritet dhe mbështetje. Shërim të shpejtë të lënduarve. Kosova i qëndron pranë Shqipërisë në këtë ditë të vështirë. Qoftë e kaluar kjo tronditje!”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...