Gecaj i reagon Haradinajt: “Gjeneralët” e kanë vendin në histori, është epoka e mendjes dhe e dijes

Aktuale

Gecaj i reagon Haradinajt: “Gjeneralët” e kanë vendin në histori, është epoka e mendjes dhe e dijes

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:18
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Barajm Gecaj i është kundërpërgjigj ndaj kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili gjatë një fjalimi të tij ka thënë se LDK për besë nuk e tutin macen prej psheshit, kurse ndaj kësaj deklarate ka reaguar Gecaj duke thënë se nuk është shekulli 21 kohë muskujsh e rraha-gjoksi, por është epoka e mendjes dhe e dijes dhe se “Gjeneralët” përfundimisht do t’i dërgojmë atje ku e kanë vendin - në histori .

Postimi në Facebook:

Ky vendasi im, kryeministri në detyrë, paska thënë se LDK “për besë s’e tutin macen prej psheshit”! Nën udhëheqjen e LDK-së, lëvizjes më të organizuar ndonjëherë në historinë e kombit shqipëtar, ne larguam nga Kosova përgjithmonë qizmen e regjimit fashist të Serbisë, prandaj do të jetë shumë më e lehtë të largojmë edhe kriminelët e korrupsionistët! Nuk është shekulli 21 kohë muskujsh e rraha-gjoksi, por është epoka e mendjes dhe e dijes. “Gjeneralët” përfundimisht do t’i dërgojmë atje ku e kanë vendin - në histori ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat