Zafir Berisha: Më vjen keq që nuk kam punësuar më shumë militantë të Nismës

Aktuale

Zafir Berisha: Më vjen keq që nuk kam punësuar më shumë militantë të Nismës

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 21:44
Zafir Berisha

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës në qytetin e Prizrenit, Zafir Berisha, ka thënë se i vjen keq që nuk ka punësuar më shumë militantë të partisë së tij.

“Më vjen keq që nuk kam punësu më shumë militantë të Nismës”, është shprehur Zafir Berisha.

Ai gjithashtu pyeti se pse nuk duhet të punësohen militantët e partisë nëse i plotësojnë kriteret.  

“Pse nuk duhet të punësoi militantë të partisë nëse i plotëson të gjitha kriteret?”, pyeti Berisha.

Derisa moderatori, Faton Ismajli, pyeti çka t’u bëhet atyre që po lëshojnë Kosovën për shkak të pakënaqësive, Berisha u përgjigj duke thënë se edhe baba jem ka qenë në Gjermani.  

“Edhe baba jem ka qenë 35 vjet në Gjermani dhe s’u bo nami që u shkue”, tha Berisha.

“Është normale të punësohen militantët e partive”, shtoi Berisha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat