Kabashi: Do t’i rritim grandet në sektorin e turizmit në Prizren

Aktuale

Kabashi: Do t’i rritim grandet në sektorin e turizmit në Prizren

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:11
Lulzim Kabashi

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga Prizreni, Lulzim Kabashi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka deklaruar se nëse koalicioni AAK-PSD do të bëjë rritjen e subvencioneve në sektorin e turizmit në këtë qytet.

“Trashëgimia kulturore do të futet në shërbimin e turizmit, si degë e rëndësishme e ekonomisë” tha Kabashi duke shtuar se kjo do të bëhet “përmes subvencioneve me grande në sektorin e turizmit”.

Ai tutje shtoi se edhe bujqësia ka rol të rëndësishëm në planin ekonomik të AAK’së.

“Pika e parë është bujqësia. Pushteti i Aleancës, sa i përket zhvillimit ekonomik në Prizren pikë kryesore do ta ketë bujqësinë, kjo për shkak se qyteti ka kushte klimatike për bujqësi të zhvilluar” tha Kabashi.

Tutje ai shtoi se do të ketë rritje të grandeve në sektorin bujqësor.

“Fondi për grande do të rritet 100% në drithëra dhe 30% për kultivimin e rrushit” deklaroi Kabashi.

Sonte në Pressing flasin Lulzim Kabashi nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Ukaj i LDK’së, Shaqir Totaj i PDK’së, Zafir Berisha i NISMA-AKR dhe Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat