Veseli nga Ferizaji: PDK-ja është e vetmja që prioritet e ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit - Bota Sot
Veseli nga Ferizaji: PDK-ja është e vetmja që prioritet e ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit

Aktuale

Veseli nga Ferizaji: PDK-ja është e vetmja që prioritet e ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:18
Kadri Veseli

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se njerëzit e dëshmuar të PDK-së i kanë marrë vendimet më të mëdha për shtetin dhe qytetarët, si dhe i kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për popullin dhe vendin tonë.

Ai ka thënë se PDK-ja tash është partia e vetme që prioritet e ka sfidën më të madhe të shtetit: luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

“Ferizaji vazhdon rrugëtimin me Partinë Demokratike të Kosovës. Njerëzit e dëshmuar të PDK-së i kanë marrë vendimet më të mëdha për shtetin dhe qytetarët, si dhe i kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për popullin dhe vendin tonë.
Partia Demokratike e Kosovës i ka ndërtuar autostradat më moderne në rajon, kurse tash po e rimëkëmbim bujqësinë, shëndetësinë dhe po e forcojmë drejtësinë. Po ashtu, po i mbështesim edhe të rinjtë dhe inovatorët për të qëndruar në Kosovë, bashkë me ne, që ta ndërtojmë të ardhmen.
Ne jemi e vetmja parti që prioritet e ka sfidën më të madhe të shtetit: luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit. Ne marrim përgjegjësi dhe ia dalim. Shpërndajeni!”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...