Profesori i Parist me akuza të rënda ndaj kandidatit për deputet të PDK-së: Ky person ka vite që i shërben bandave

Aktuale

Profesori i Parist me akuza të rënda ndaj kandidatit për deputet të PDK-së: Ky person ka vite që i shërben bandave

Nga: N.H Më: 21 shtator 2019 Në ora: 22:33
PDK

Profesori, ligjëruesi dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nezir Kraki, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kandidati I PDK-së për deputet, Blerim Latifi, është intelektual i dëmshëm.

Sipas Krakit, Latifi ka vite që i shërben bandave që e kanë dhunuar çdo shpresë për përmirësim të gjendjes në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Intelektuali i dëmshëm

I ndoqa me vemendje disa minuta te intervistes se Blerim Latifit ne Klan Kosova.

Nëse vërtetë keni deshirë me e pa si duken dhe si flasin intelektualët e dëmshëm për shoqërinë, atëherë shikojeni 5 minuta kete intervistë.

Që n’fillim të bosedës ai tha qe ka vendose t’i futet politikës aktive per ta permiresu gjendjen e njerzve dhe per te mos qendru indiferent ndaj problemeve te shoqerisë. Në rregull!

Ky deklarim edhe do pinte ujë ndoshta në Suedi apo Finlandë ku nuk e njohin personazhin në fjalë. Por jo n’Kosovë.

Jo n’Kosovë sepse n’Kosovë, miq e votues te dashur, ky person ka vite qe i sherben bandave qe e kane dhunu çdo shpresë per permiresim te gjendjes n’Kosovë. U shërben fiks atyre që në rrugëtimin e gjatë nga nëntoka deri te kravata, veç indiferencë dhe përbuzje ndaj popullit kanë tregu.

Dhe tash kur hetohet fushës fundi i bandave ky i futet politikës për t’i ndihmu ato në frymen e tyre te fundit. Blerim Latifi ne kete rast na i kujton mercenarët e paguar për luftë qe vriten te fundit ne front sepse luften e kane interes personal.

E kam thënë disa herë se intelektuali i lumtur nuk i duhet shoqërisë por ai as nuk e dëmton atë.

Intelektuali e dëmton shoqërinë kur bëhet argat i të keqes. Kur i tregton parimet morale dhe deontologjile tê zanatit që ka. Thjesht, kur vendoset përballë popullit dhe jo brenda tij.

Prandaj ky popull nuk duhet t’i votojë ata që ia dhunuan shpresën. Ata që shkelen edhe mbi heronj e martirë për një copë kravatë dhe për disa metra katror n’qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat